Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Tutu-ja e pupat, kanë dalë prej vitesh nga dhomat e baletit dhe janë veshur nga të gjitha vajzat, qofshin këto të fundit balerina apo jo ! Fundi klasik i është nënshtruar “stilit të rrugës”, e çdokush duket se e vesh në gjithëfarë mënyrash ! Editorja e modës në Living nuk kishte si të mos e kishte këtë fund në garderobë, madje në disa modele e ngjyra !
Sidoqofshin tutu-të të fryrë apo jo, me ngjyra neutrale apo të ndezuara, ky fund është lehtësisht i kombinueshëm dhe mund të vishet në çdo rast! Shfletoni galerinë e mëposhtme për të marrë disa ide nga Santa !! Frymëzohuni nga stili i saj
E veshur me një tutu klasike në ngjyrën blu royal dhe xhaketën dopiopetë, Santa duket sikur ka dalë nga faqet e një reviste ! Por JO, ajo nuk ishte veshur për ndonjë set fotografik, thjesht zgjodhi që ky kombinim të ishte outfit-i i së hënës ! Dantella e tyli, pëlhurat femërore dhe sensuale janë detajet që bëjnë diferencën e më ketë kombinim editorja e modës ka qëlluar në shenjë !
Kombinimi i së martës është i guximshëm, por e tillë është dhe Santa kur bëhet fjalë për veshjet ! Ajo përzien materiale, ngjyra, stile dhe rezultatet janë gjithmonë të goditura ! Për të krijuar kontrast, editorja ka luajtur me ngjyrat, duke zgjedhur një triko jeshile dhe çantën e saj çiklaminë të personalizuar nga inArt studio. Pamje elegante dhe e sofistikuar!
E mërkura na kthen pas në kohë, në epokën kur femrat vishnin shtresa të tëra dantellash nën fustan për t’u dhënë këtyre të fundit fryrjen e duhur ! I tillë është dhe tutu-ja klasike në ngjyrën e qiellit ! Me katër shtresa tyli, ai është i gufuar në pjesën anësore dhe bën mjaftueshëm “zhurmë”, aq sa të gjithë të kthejnë kokën! Santa ka qëndruar brenda hijeve të së njëjtën ngjyrë, duke veshur një bluzë e taka stileto në blu të thellë
Tutuja klasike e zezë me perla është kombinuar po ashtu me një bluzë të zezë me perla ! Deri këtu, një outfit të cilin mund ta krijojnë të gjithë, por sa prej tyre do kishin guximin ta vishnin me një palë atletet çorape? Pasi të shihni rezultatin, e sigurtë që do të bindeni se mix-imi i stileve është gjithmonë një ide e mirë.
Fundi i kuq me letrat e bixhozit është tutuja e pestë që Santa nxorri nga garderoba për ta veshur ditën e premte ! Shtresa e vetme e tylit fshehur nën copën e hollë të kuqe i jep një gufim të lehtë fundit! Santa zgjodhi të ishte komode duke zgjedhur një palë atlete në ngjyrë mustardë dhe një bluzë të bardhë të pambuktë ! Nga Frensis LLoji, editore mode Santana Çomora
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...