Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ajo është një vajzë e masës “XXLumturi”, krenare për trupin e saj. Ka një portret të këndshëm e të ëmbël, vetëbesim dhe shije, çka i ka lejuar të vishet bukur, dhe pse nuk ka linjat e një modeleje. Rrëfimi i Arjola Buzit për LIVING do t’ju bëjë t’i doni ato pak kilogramë më shumë që keni dhe të ndiheni rehat në lëkurën tuaj...
Gjatësia: 172 cm Pesha: E ç’rëndësi ka?
Kam qenë buçko prej nga kur e mbaj mend veten. Madje kujtoj se qysh në fëmijërinë e hershme ime më është kujdesur që të ushqehem shëndetshëm, pa e tepruar. Personalisht, arrij në përfundimin se gjeni luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për strukturën fizike. Gjatë rritjes, i mësova të gjitha sinonimet e fjalës buçko. E vogël s’e kuptoja pse ime më, e cila ruan linja trupore të njëjta me të miat edhe sot, kujdesej aq shumë për mënyrën si ushqehesha unë, që të mos përfundoja në ushqim të rastësishëm apo sintetik si fëmijët e tjerë. Në adoleshencë mund të them se nisa një luftë të tmerrshme me veten. Në palestër kam shkuar qysh 11 vjeçe. 12 vjeç kam nisur sportin e qitjes, sepse poligoni ishte vendi më i afërt ku mund të kisha njëfarë aktiviteti fizik. Në kurs kishte vetëm meshkuj e unë isha më e vogla, shkoja me tim vëlla. Ia dola të isha një qitëse e mirë. Shumë e mirë. Por vetëm kaq. Kilogramët mbetën aty. Në moshën 15-vjeçare, kur nis ndërgjegjësimi ndaj shoqërisë dhe mendësisë mbi peshën, përpos dietave drastike dhe lëvizjes, kam pasur momente dobësie kur i jam afruar fare pranë bulimisë. Në kohën e kolegjit, ngaqë na duhej të studionim gjatë, të ushqeheshim “turqisht” dhe t’i linim pak hapësira sportit, shtoja thuajse për çdo vit 10 kg, që i humbisja me vrull e vullnet në verë. E lodhshme po ta mendosh. Shumë ndjesë kam për t’i kërkuar organizmit tim. Ndërsa tani, kam arritur në një pikë ku thjesht e pranoj dhe e dua trupin tim. E kuptoj se jemi bashkudhëtarë dhe kam mësuar të kujdesem për të, në mënyrën time.
Ushqehem shëndetshëm, pa u përqendruar së tepërmi në çështjen e peshës. Ushtrohem në palestër 2-3 herë në javë ose më shumë, në varësi të sezonit. Por e çmoj ushqimin. Në kuzhinë eksperimentoj për orë të tëra me shijet dhe recetat. Çmoj erëzat dhe nuk jam pro përdorimit masiv të yndyrave, mishit e brumërave që kemi në shtëpitë tona. Nuk e teproj me sasinë e ushqimit në përditshmëri, por një ëmbëlsirë tek-tuk nuk ia kursej vetes. Kam arritur ta konceptoj veten si një vajzë pak më e mbushur, por e këndshme. Ata që më njohin, I bashkohen idesë se, në një formë tjetër, do t’i humbisja karakteristikat e mia. Jam e ndërgjegjshme se, në profilin në të cilin kam zgjedhur të punoj, pamja e jashtme është tepër e rëndësishme. Por nuk pajtohem me kornizat që i vihen imazhit femëror, sidomos në mediet vendase, sipas të cilave femra duhet të jetë medoemos e dobët dhe e bukur. E bukura tërheq, vërtet, por fakti që të gjitha prezantueset në televizione duken si të përzgjedhura nga vajzat e konkurseve të bukurisë, është paradoksale. Në shtëpitë tona, jo të gjitha femrat janë të përsosura fizikisht. Deri më tani kam punuar kryesisht për prapaskenat, dhe ndër të tjera kam bindur veten se detyrat që më janë besuar kanë qenë për shkak të aftësisë profesionale dhe jo bukurisë. Njëherë aplikova për të marrë pjesë në një audicion për moderatore në një televizion, e përpos jetëshkrimit, aty kërkoheshin fotografi bust dhe me trup të plotë. Jetëshkrimi im, për të cilin kam punuar fort, është konkurrues dhe unë gjithsesi nuk u rreka ta fsheh rrumbullakësinë time në foto. Ajo çfarë ndodhi ishte e pritshme, thjesht nuk u pranova në audicion. Më erdhi keq se u pranuan vajza të bukura... të bukura dhe aq! Më pëlqen moda, ndaj përpos temave të tjera që trajtoj në blogun tim, www.aureola. me flas dhe për të. Përpiqem të vishem sa më bukur, por nuk është e thjeshtë. Shumica e markave nuk prodhojnë numra të mëdhenj, ndoshta për çështje kostosh. Kam në kokë ngjyrat, materialet, detajet, prerjet dhe shumë guxim. Rrallë do të më shikoni të veshur me nuanca të së zezës apo ngjyrave të tokës. Pasteli, neoni, kombinimet
e ëmbla janë ato ku e gjej më së shumti veten. Besoj se bukuria gjendet kudo dhe jo vetëm në forma të mirëpërcaktuara nga industria e modës. E gjatë, e shkurtër, e kolme, e thatë... janë thjesht mbiemra. Ngjyresat i kanë marrë vitet e fundit, por besoj se fuqia e femrës shkon përtej kësaj. Përtej imazhit qëndron një nënë, një motër, një bashkëshorte, një grua. Ide të tilla kemi arritur t’i promovojmë në institucionet ku bëj pjesë. Më e fundit është FresSHE, një platformë e forumit Rinor EuroSocialist, pjesë e të cilit jam prej kohësh, ku të bashkuara, femrat i tejkalojnë mendësitë, kornizat e tabutë, për të sjellë një version më të mirë të vetes”. Ndiqeni Arjolën në Instagram: Thebuzibee
Nga Gentian Minga | Fotografia: Endrit Mërtiri
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...