Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Një eksperte e lëkurës ka zbuluar se mënyra se si ju flini mund ta plakë më shpejt lëkurën tuaj duke ju shtuar rrudhat. Michelle Silva na tregon pozicionin e gjumit që shkakton rrudha dhe pozicionin perkekt për anti-plakjen.
"Nëse jeni në të tridhjet apo të dyzetat dhe jeni të fiksuar pas plakjes së lëkurës, siç jam dhe unë atëherë kjo këshillë është mjaft e dobishme, pasi unë kam rreth 10 vite që e praktikoj," tha ajo.
Në përgjithësi rrudhat në fytyrë dalin nga ajo anë në të cilën ju flini më shpesh. Këshilla që ajo jep është që kurrë të mos flini me bark e të mbani fytyrën të mbështetur në jastëk.
"Mundohuni të flini në shpinë. E di që kjo mund të mos jetë komode për ju, por është një mënyrë që fytyra juaj të mos plaket shumë shpejt," tha dermatologia.
Sipas saj kjo është një teknikë e përdorur nga shumë VIP-a. Jenifer Lopez ishte ndër ato që e përdorte këtë metodë.
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...