Të dy me kancer, zbulohet takimi i fshehtë i Mbretit Charles me Kate Middleton
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Vendimi i qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 Kw për abonentët familjareë, nuk do të hyjë në fuqi në datën 1 tetor.
Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri Rama, përmes një komunikimi publik për qytetarët, ku bëri të ditur se çmimi i energjisë nuk do të rritet në tetor, siç ishte paralajmëruar.
Rama e argumentoi tërheqjen momentale nga rritja e çmimit të energjisë, me shtimin e prurjeve në hidrocentrale dhe uljen e konsumit nga qytetarët që ka krijuar në njëfarë mënyrë edhe “kursim” energjie.
Më herët pas propozimit të qeverisë, Enti Rregullator kishte vendosur që çmimi i energjisë për abonentët familjarë që harxhojnë më shumë se 800 Kë, do të ishte 42 lekë për Kw.
Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama
Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kë, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Këh, sot është rreth 11, 000 Këh. Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Këh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot pra, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit. Prandaj në këto kushte, bazuar sigurisht në një analizë shumë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate, mbi të gjitha familjet, të cilën s’e ka krijuar qeveria, po qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kë të mos hyjë në fuqi në muajin tetor. E ndërkohë që të gjithë duhet të jenë sa më të vëmendshëm që ta kursejnë sa më shumë energjinë, askush nuk duhet ta verë në dyshim se unë dhe kjo qeveri do të bëjmë më të mirën.
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...