Në çantën time
Ajo është një nga vajzat më të bukura të ekranit të vogël, me një ëmbëlsi dhe buzëqeshje rrëzëllitëse që të bëjnë për vete menjëherë. Zhaklina Gjolla, vajza e ëmbël nga Pogradeci, është një emër që premton shumë në botën e televizionit, por sot në Living do të përpiqemi ta njohim përtej tij.
Gazetarja bukuroshe ishte e ftuara jonë e radhës në rubrikën “Në çantën time”, prej nga ku zbuloi edhe disa sekrete gocash.
E keni parasysh shprehjen “Në çantën e një gruaje mund të fusësh gjithë botën”? Zhaklina na zbuloi se hapësira për të nuk është problem pasi në çantën e saj të vogël gjen gjithçka, sidomos kur bëhet fjalë për make up-in si: një pasqyrë-krehër, një zbutës buzësh, blush, një parfum i vogël që të zbukuron ditën dhe buzëkuqi i kuq që sipas saj të shpëton gjithmonë. Ajo tregoi se nuk del kurrë nga shtëpia pa korrektorin e syve pasi vuan nga rrathët e zinj të syve.
Telefoni është bërë jetik ditët e sotme dhe Zhaklina nuk e mban kurrë jashtë çantës së saj. I duhet të marrë gjithmonë shënime dhe të organizojë ditën ndaj duhet një stilolaps me vete, apo jo? Për më shumë shihni videon e mëposhme.