
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Çifti Shakira - Gerard Pique janë bërë kryefjala e mediave rozë gjatë muajve të fundit. Teksa këngëtarja e njohur po shijon suksesin e këngës më të re, futbollisti i njohur ka bërë publike romancën e re me Clara Chía Martí, por duket se gjërat nuk po shkojnë gjërat edhe aq mirë me këtë të fundit.
Ajo është dërguar me urgjencë në një klinikë private në Barcelonë pas një ataku paniku. Lajmin e ka bërë të ditur “El Periodico”, e cila ka zbuluar se 23-vjeçarja nuk mund ta përballojë më presionin e shtypit dhe fansave në rrjetet sociale.
“E ndalojnë në rrugë, i këndojnë këngën, të gjithë e njohin dhe ajo nuk po duron dot më pasi është një vajzë mjaft e turpshme. I janë shfaqur ataket e panikut dhe ka nevojë për përkujdesje mjekësore."- theksoi gazetarja Lorena Vazquez.
Kujtojmë që kur Clara Chía takoi Gerard Piqué në nëntor 2021, ajo nuk e imagjinonte se emri i saj do të ishte në të gjitha kopertinat dhe aq shumë minuta televizive do t’i kushtoheshin asaj në Spanjë dhe Amerikën Latine.
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...