
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Prej disa javësh, aktori i njohur Amos Zaharia është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri "Big Brother Vip Albania", një eksperiencë unike që me siguri do të shenjojë jetën e tij. Lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë të reality show ka reaguar së fundmi një ndër miqtë e tij më të shtrenjtë, Gentian Zenelaj. I ftuar në emisionin “Pardon My French” ai ka folur fillimisht për komedinë "Shtëpiakë të dëshpëruar" si dhe ndau për publikun shqetësimin e tij për Amosin.
"Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë pasi e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë, por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. “BBV” është një eksperiment ushtarak i bërë në Hollandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve. Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit është shumë e keqe. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative, Amosi mund të bëjë humor të zi, por ka një mani njerëzish që shkojnë deri te mallkimet dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmejet ekranit. Më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt.
Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë: "Mos u fut". Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysëm dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst."
Ndër të tjera Genti ka treguar se: "Shoh një dëshirë shumë të madhe për të goditur. Aktorët janë natyra egocentrike dhe produksioni ka guxuar që të fusë brenda shumë aktorë. Një produksion i tillë i bën që të ulen në tokë. Atje nuk e di unë si do të isha. Me çfarë kuptoj unë aty duhet të jeshë palë nuk mund të jesh neutral. Ata janë akoma në kërkim të akordit, duhet të gjesh ritmin. Më shqetëson ‘post’ Big Brother pra kur ai të dalë dhe të përballet me këtë situatën. Ne duhet të na heqësh komentet, nëse produksioni do t’i bëjë komentet off gjithçka do të jetë perfekt."
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...