News / 2 Shkurt 2023, 20:57

Me gur smeraldi, Rita Ora tregon unazën "e ëndrrave" me të cilën e propozoi Taika Watiti

Me gur smeraldi, Rita Ora tregon unazën "e ëndrrave" me

 Këngëtarja shqiptare e njohur në gjithë botën, Rita Ora ka treguar për herë të parë unazën e saj të fejesës. Ora ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e njohur 'The Tonight Shoë' me Jimmy Fallon në New York dhe foli për martesën e saj me Taika Watiti. Rita, e cila konfirmoi martesën javën e kaluar, i tha e emocionuar Jimmy-t se është hera e parë që ajo tregon unazën. 

"Është hera ime e parë që tregoj unazën time - ndihem sikur je pjesë e marrëdhënies sime sepse ne të shikojmë çdo natë - a është e frikshme?"Ajo vazhdoi të shpjegonte se  përzgjedhja e unazës me smeralin katror jeshil është bërë nga të dy. 

“Kur e di se çfarë dëshiron, dhe unë ndjeva sikur doja të isha me këtë person, thjesht doja që të ndihesha vërtet mirë dhe kështu që e dërgova në dyqan dhe zgjodha unazën që doja”, tha ajo. 

 

Horoskop