As syzet as celulari nuk pastrohen me bluzë, ka disa mënyra të tjera praktike
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...
Ornela Dardha është shkencëtarja shqiptare, lektore e lartë në shkencat kompjuterike në Universitetin e Glasgow, që është dekoruar nga qeveria italiane me çmimin e ‘Science-She says’, duke u vlerësuar si shkencëtarja e re femër me arritje personale të jashtëzakonshme.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ornela ka treguar se çmimi iu dha nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, ku mes femrave nga e gjithë bota, ajo u zgjodh më e mira në Evropë. Gjatë bisedës, ajo zbuloi se ka mbaruar studimet bachelor dhe master për informatikë në "La Sapienza", ndërsa doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin e Bologna-s.
“Ky çmim u dha nga qeveria italiane, më konkretisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. I jepet një gruaje, një vajze jo italiane që jeton jashtë Italisë dhe që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në shkencë, në inovacion apo teknologji, edhe ka lidhje të ngushta me Italinë. Në këtë çmim u përfshinë të gjitha fushat e shkencave, jo vetëm informatika që është dega ime. U dhanë 5 çmime, dmth një për rajon dhe unë e fitova për Europën.
Rëndësia e këtij çmimi është të vendosim në vendet kryesore gratë dhe rolin e grave në shkencë dhe teknologji se zakonisht janë degë, fusha që konsiderohen mashkullore.-përfundoi ajo.
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...