Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Edhe pse muajt e fundit kanë qenë të vështirë për Céline Dion, kujtojmë se ajo është diagnostikuar me Stiff Person Syndrome (Sindroma e personit të ngurtë), një çrregullim i rrallë psikologjik që shkakton spazma në të gjitha gjymtyrët, këngëtarja e mirënjohur nuk ka reshtur së kujdesuri për veten. Ajo është nga ato artiste që ka përqafuar prej vitesh bukurinë natyrale, pa fillera e operacione të ekzagjeruara, si dhe dhe nuk përpiqet kurrë të fshehë moshën e saj.
Céline nuk i trembet aspak plakjes. Shpeshherë ajo ka ndarë me fansat se nuk i ka bezdi rrudhat në fytyrë dhe flokët e thinjur. Sekreti për t’u ndjerë gjithnjë e re është kujdesi i lëkurës dhe qasja pozitive ndaj probleme të jetës: “Ne vlejmë. Ne kemi ëndrra. Të ndihesh e bukur të bën të fortë dhe ndjenja e të qenit e fortë të bën të jesh e suksesshme.”
Tani që fizikisht ndihet më mirë, këngëtarja dëshiron të ndajë rutinën e kujdesit për një lëkurë të ndritshme e të shëndetshme:
Ndiqni një rutinë të thjeshtë dhe mos harroni pastërtinë
Ndjekja e një rutine të ndërlikuar bukurie nuk ka gjithnjë rezultat. Céline i kushton kujdes të veçantë hidratimit të lëkurës dhe pastrimit të furçave të grimit në mënyrë që të parandalojë futjen e baktereve në pore.
Përdorni pastrues me bazë vajore
Pjesa më e rëndësishme gjatë procesit të pastrimit të fytyrës është aplikimi i një pastruesi me bazë vajore. Ky lloj pastruesi shkrin çdo grimcë grimi dhe largon papastërtitë nga lëkura juaj duke e mbajtur fytyrën e hidratuar sepse nuk largon yndyrën që i nevojitet lëkurës. Dion gjithashtu mendon se vaji i ullirit ka më shumë aftësi rigjeneruese sesa vajra dhe kremra të kushtueshëm.
Mbajini flokët kapur
Këngëtarja ka shprehur se nuk është shumë pro operacioneve plastike, por ajo ka një as nën mëngë sesi mund t’i jepni fytyrës efektin “lifting”. Ajo i kap flokët sipër dhe kështu krijohet ideja se fytyra është më e tërhequr.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...