Nga eliminimi i parë e deri tek Moza Ahmeti fituese, çfarë ndodhi në Finalen e Madhe të Ferma VIP3
Finalja e Madhe e Ferma Vip 3 ishte e mbushur plot surpriza, emocione dhe para. 5 finalistët Bujaka, Soni, Visi, Iliri dhe Moza përveçse...

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Jo të gjihtë bëjnë baklava për festa, jo vetëm sepse është më e kushtueshme por edhe sepse kërkon më shumë punë dhe jot ë gjithë dinë të tëhollin petë. Shëndetëlija është zëvendësuesja për të gjithë! Shijojeni!
Përbërësit:
Per brumin e biskotave: dalin afërsisht 20 copë prandaj mund të bëni dhe gjysmë doze
125g gjalpë i tretur i vakët
200g sheqer
2 vezë
100g miell misri i bluar imët (semola)
1 lugë e vogël me lëkurë limoni të grirë
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
1 bustinë vanilje
280g miell 00
disa kokrra lajthi të qëruara, për zbukurim
Për shurupin:
4 gota ujë (250ml një gotë)
3 gota sheqer
lëngu i ½ limoni
Përgatitja:
Në fillim përgatisim shurupin: hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere, i përziejmë dhe i lëmë në flakë të ulët dhe kur të marrë valë shtojmë lëngun e limonit. E lëmë në zjarr të valojë për 15 minuta. Më pas e lëmë të ftohet. Përgatisim biskotat: në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezët dhe më pas miellin e misrit. Shtojmë lëkurën e grirë të limonit, vaniljen dhe sodën me sitë. Tani fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë
miellin, aq sa të bëhet brumë që të punohet me dorë dhe të mos ngjisë. E lëmë të pushojë të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta, në temperature ambienti.
Pas 30 minutash bëjmë me brumin topa të vogla sa një kokërr arre, i vendosim në tavën e furrës të lyer me gjalpë, vendosim te secila një kokërr lajthi dhe i fusim të piqen me 180° në furrën e ngrohur më pare për 15/20 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë
ngjyrë. I nxjerrim nga furra dhe me garuzhde i hedhim sipër shurupin e ftohtë, hedhim sipër çdo biskotë. Të nesërmen janë gati.
Finalja e Madhe e Ferma Vip 3 ishte e mbushur plot surpriza, emocione dhe para. 5 finalistët Bujaka, Soni, Visi, Iliri dhe Moza përveçse...
Për herë të parë në dy dekada, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një përbërës të...
Sonte merr fund rrugëtimi i plot 80 ditëve në Fermë për fermerët. Një mbrëmje e gjatë që do të jet...