News / 16 Nëntor 2017, 15:37

Një copëz nga Mjekësia Botërore në Tiranë, çelet Kongresi i 3 Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor

wsywsr

Sot ka çelur dyert e tij Kongresi i 3-të Ndërkombëtar Multidisiplinor Mjekësor. Për 3 ditë me rradhë në Plaza Hotel profesorët dhe mjekët shqiptarë e të huaj nga 20 shtete të ndryshme do të mbajnë dhjetra referime rreth inovacionit në mjekësi. Manifesti më bashkëkohor i Mjekësisë Moderne mbledh bashkë jo vetëm specialist të shëndetit pasi mbi 2000 pjesëmarrës do të jenë pjesë e këtij kongresi madhështor.

sthrt

Inovacion në Mjekësi, do të thotë kurim më i shpejtë dhe efikas për pacientët. Do të thotë jetëgjatësi më e madhe për ta dhe shpresë se ajo çka vite më parë ka qenë e paimagjinueshme, mund të jetë sot realitetiti i një jete më të shëndetshme.
Spitali Amerikan i ngritur mbi këtë parim 10 vite më parë, si i vetmi spital ku risitë në teknologji, ecin paralelisht me edukimin e vazhdueshëm të mjekëve, ku mundësitë për studentët e rinj të fushave mjekësore shihen si potenciale që do t’i shërbejnë të ardhmes së tyre dhe misionit human që ata kanë, mundëson për të tretin vit rradhazi, Kongresin e Ndërkombëtar në Mjekësi me fokusin pikërisht tek “Inovacionet në Mjekësi”.
Në këtë kongres nderojnë me pjesëmarrjen e tyre 50 lektorë të huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë si dhe 2000 pjesëmarrës nga Ballkani, Europa dhe Shtetete e Bashkuara të Amerikës.
Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me Isucrs Colorectal Surgeons dhe asosacione kombëtare dhe ndërkombëtare, me 13 seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe satelite simposia, 2 forume infermierore, tavolina të rrumbullakët për studentët " Bisedë me Proff. Dr. Philip F. Caushaj- USA, vjen për botën mjekësore shqiptare Kongresi i 3 Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor.
Në këtë sfidë të rradhës të Spitalit Amerikan, i cili i qëndron besnik parimit se përqafimi i praktikave të reja në mjekësi nuk mund të realizohet pa një staf të kualifikuar, do të preken të gjithë dispilinat mjekësore me qëllim shkëmbimin e eksperienceva më të mira dhe transformimit të njohurive të reja në praktika efikase për të sëmurët
Për të gjithë pjesëmarrësit tashmë kreditet janë konfirmuar zyrtarish nga Qëndra e Edukimit në Vazhdim. Kongresi i III Multidisiplinar Mjekësor i vetmi me përmasa të tilla në Shqipëri është vlerësuar me 16 kredite Kongresi ne total dhe 12 Workshop-et.
Nuk është thjesht një kongres mjekësor, është një sfidë për zhvillimin e mjekësisë në Shqipëri ku idetë dhe risitë e saj të tranformohen ne eksperienca të jetës së përditshme nga mjekët me të mirë.
Bëhuni pjesë e risive bashkëkohore në mjekësi

Regjistrimet janë të hapura dhe do të vazhdojne përgjatë tri ditëve.
Ditën e premte dhe te shtunë, 17-18 Kongresi, fillon nga ora 9 e mëngjesit deri në 18 pasdite.

Si më poshtë, keni programin shkencor të Kongresit përgjatë tri ditëve

23559792 802876629919123 1332282333637149939 n