News / 3 Gusht 2017, 14:07

Rrëfehet Blendi Fevziu: ''Ky është pengu i vetëm që kam ndaj familjes''

blendifevziu

Ai është një ndër gazetarët më të mirë të të gjitha kohërave, me një karrierë të gjatë ku vetëm 20 vitet e fundit ia ka kushtuar prezantimit të emisionit ‘’Opinion’’, ndonëse puna e tij si gazetar ka nisur që në artikujt e parë të ''Rilindjes Demokratike'' në fillim vitet '90-'91. Në një rrëfim për suplementin ''Summer pages'' të ''Gazeta Shqiptare'', Fevziu ka folur për surprizat e reja që e presin në sezonin e ardhëm televiziv, pasionet e tij, planet për të botuar një libër të ri dhe marrëdhënien me dy vajzat. I pyetur nga gazetarja Egla Xhemali, Fevziu ka treguar se 2017-a shënon edhe 20-vjetorin e emisionit ‘’Opinion’’, një prej programeve më jetëgjata në ekranet shqiptare dhe se sezoni i ri do të sjellë surpriza për publikun. Më pas Fevziu ka folur për pasionin e tij të hershëm, udhëtimet dhe dëshirën për të vizituar destinacione të reja. Edhe pse këto ditë të nxehta vere e kanë gjetur në atdhe, teksa shijon pushimet me familjen. Duke u ndalur tek familja, Fevziu ka pohuar se ka një peng të madh ndaj saj, më saktë ndaj vajzës së madhe, Mishelit:  “Jam shumë i lumtur me vajzat dhe më vjen keq vetëm që vajzës së madhe nuk i kam kushtuar në fëmijëri kaq kohë sa po i kushtoj vajzës së vogël. Por, me të madhen udhëtojmë shumë dhe ajo kënaqet në destinacionet që zbulojmë.”  Në profilin Instagram të Blendit nuk mungojnë fotot me Alisin e vogël, ndërsa ai zgjedh të respektojë privatësinë e Mishelit duke mos e ekspozuar shpesh në rrjete sociale pa lejen e saj.