Një mbrëmje magjike italiane në Marina Orikum
Mbrëmjen e 5 qershorit, Marina Orikum u shndërrua në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës, muzik&...

“Vajza e Pirenejve” Beteja e dy motrave në frontin e luftës
Është e pamundur të anashkalohet ndikimi i madh që solli Lufta II Botërore ndaj civilëve të kapur në shumë zona ku ajo u zhvillua. Historitë e njerëzve të thjeshtë dhe perjetimet e tyre gjatë luftës, shpesh janë lënë në harresë por kohët e fundit ky fakt ka ndryshuar. Edhe romani nga Kristin Hannah, “Vajza e Pirenejve”, bashkohet me ato filma apo libra të cilat i kushtohen eksperiencave të njerëzve të zakonshëm, me kurajo të madhe dhe forcë për të mbijetuar në një kohë ku jeta ishte gjëja më e pasigurt në botë.
Heroinat e këtij romani janë dy motra, Viana dhe Izabela. Pasi humbin të ëmën, marrëdhëniet me babain e tyre bëhën gjithnjë e më të ashpra e më të ftohta, ç’ka bën që edhe dy motrat të mos jenë të afërta me njëra tjetren.
Më pas, lufta nis… Viana Moriaku përcjell të shoqin, Antuanin, i cili niset për në frontin e luftës. Ajo nuk beson se nazistët do ta pushtojnë Francën, por ata vërshojnë me trupa të shumta ushtarake, karvanë kamionësh dhe tankesh, avionë që mbushin qiellin dhe bombardojnë të pafajshmit.
Motra e Vianës, Izabela, është një vajzë rebele tetëmbëdhjetëvjeçare, duke kërkuar t’i japë kuptim jetës me pasionin e rrëmbyeshëm rinor. Ajo përfshihet në radhët e Rezistencës dhe bëhet aktiviste e devotshme për kauzën e lirisë. Rrezikon jetën e vet për të shpëtuar shumë jetë të tjera nën pseudonimin “Vajza e Pirenejve”.
Libri tregohet nga njënarrator i gjithëdijshëm dhe njëgrua, tashmëe moshuar dhe e sëmurë, ecili vendos të kthehet nëFrancëpër tëpranuar çmime për trimërinëe saj dhe sakrificën gjatëluftës. Nëse asgjë libërtjetër nuk ju ka bërëtëqani, me surprizat dhe kthesat qëky roman mbart, me siguri qëdo ju ndodhë të përloteni.
Burimi: Bookpage
Mbrëmjen e 5 qershorit, Marina Orikum u shndërrua në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës, muzik&...
Dashi Dashuria dhe romanca kanë gjasa të jenë fokusi juaj kryesor sot. Nëse jeni aktualisht të përfshirë në nj&...
Gjatësia nuk është vetëm një tipar fizik, ajo mund të ndikojë në mënyrën se si na perceptojnë të tje...